Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka akuzuar trupat ruse për bombardimet në vend që rrezikuan një katastrofë bërthamore. Granatimet ruse shkaktuan zjarr që rezultuan në shkëputjen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia nga rrjeti ukrainas.
Ndër të tjera Zelensky u shpreh se bota i shpëtoi për pak një aksidenti bërthamor.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi teknikët ukrainas që kujdesen për funksionimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya nën mbikëqyrjen e ushtrisë rus.
“Nëse stafi ynë i stacionit nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të detyruar të merreshim me pasojat e një aksidenti bërthamor” u tha Zelensky.
(BalkanWeb)