Gazetari Robert Rakipllari fiton gjyqin për shpifje me botuesin Frrok Çupi. Ky i fundit e kishte paditur Rakipllarin pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, por Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ngritur.

Më 15 qershor 2021, në Gjykatën e Tiranës u depozitua ankimi i Çupit i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i Çupit.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas vendimit, dokumentet e paraqitura nga Rakipllari dhe të dhënat që mbanin ato ishin të sakta dhe të nxjerra nga autoritetet shtetërore.

“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron Gjykata.
Të ftuar në emisionin “Open” të 11 prillit 2021, gazetari Robert Rakipllari debatoi ashpër me analistin Frrok Çupi.

Debati mes tyre është nxehur, teksa Rakipllari tha se Presidenti i Republikës, kur vendi ishte në fushatë elektorale, mund të shkojë në çdo vend të Republikës dhe jep mesazhin të mos vidhet vota.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb