Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për polimikat që shkakton në rajon dhe deklaratat e tij shpesh jo korrekte politikisht.

Kësaj radhe, është një deklaratë e tij në një intervistë për mediat ruse, ajo që ka shkaktuar mospranim.

Dodik tha se Republika Serpska dhe “myslimanët” nuk mund të kenë shkolla dhe tekste të përbashkëta.

Ai vuri në dukje se entiteti Republika Srpska (RS) i Bosnjës, ku ai është kreu i partisë në pushtet, nuk është një konsumator i madh i gazit si Serbia, por se çështja e furnizimit me gaz është shumë e rëndësishme për të.

“Ne duam të ndërtojmë një gazsjellës për në Banja Luka, për të ndërtuar termocentrale që do të përdorin gaz. Në atë rast, RS do të bëhej një konsumator kryesor i gazit. Ne i bazojmë këto plane në potencialin e Rusisë dhe bashkëpunimin tonë me Gazprom”, tha ai.

Dodik theksoi se boshnjakët, të cilët janë të orientuar drejt Perëndimit, po e pengojnë këtë, duke shtuar se përfaqësuesit boshnjakë priren të votojnë mundësitë që RS të zgjidhë çështjen e rrjedhjes së gazit nga Serbia përmes kufirit të Bosjes.

“Kjo është ajo që kemi momentalisht, nuk mund të kemi shkolla të përbashkëta, tekste të përbashkëta me myslimanët”, tha ai, duke iu referuar boshnjakëve.

Dodik tha se amerikanët i shpjeguan atij në vitet 1990 pse nuk zgjodhën mundësinë e demarkacionit kombëtar të Bosnjë-Hercegovinës.

“Sipas tyre, krijimi i një shteti mysliman në territorin e Evropës nuk mund të lejohej. Dhe ne u bëmë dëm kolateral. Nëse doni që ne të jemi në roje këtu, na jepni disa privilegje”, tha ai.

Dodik tha se Perëndimi po shpenzon para të mëdha për të luftuar atë që ata e quajnë ndikim malinj rus në Ballkan dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj tij dhe Presidentes së Republika Serbska, Zeljka Cvijanoviç, si pjesë e kësaj përpjekjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb