Gazetari Eni Ferhati, ka deklaruar se faktorët që SPAK nuk po heton në lidhje me Ervis Martinajn, është sepse ka shumë dosje tashmë që janë në proces hetimi, dhe se prokuroria e Kurbinit duhet të shpallë moskompetencën.

Ai shtoi se në korridoret e policisë thuhet se Martinaj është rrëmbyer dhe më pas vrarë.

“Kemi ndjekur dje seancën që ai nuk u paraqit që domethënë që mbase nuk dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë, kryeministri di shumë, sepse çdo ditë merr raportime konfidenciale nga shërbimi informativ që duhet të ketë pasur rol në këtë ngjarje.

Në korridoret e policisë flitet për një skenar që Matinaj është rrëmbyer e më pas vrarë. Kryeministri ka një qendrim të butë krahasuar me të parin që kishte më i ashpër me policinë. Kishte ndodhur fakti kur po flitej hapja e basteve të cilat edhe pse të mbyllura me ligj funksiononin online.

Martinaj zotëronte pothuajse 100 në veri këtë treg ilegal. Kryeministri thotë duhet të kemi durim, është e pamundur të kemi një provë për të përmbyllur dosjen që vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndërsa SPAK nuk e ka vënë ujin në zjarr.

SPAK nuk do të ngatërrohet me ngjarjen se është i mbytur me dosje që po heton dhe duhet të jetë prokuroria e Kurbinit ajo që duhet të shpallë moskompetencën”, tha ai.

Ndërkohë për temën ka folur edhe analisti Arion Sula.

“Kryeministri mund të dijë shumëçka për fatin e Martinaj, nuk e them dot pa treguar një të dhënë konkrete se policia e di apo jo fatin e Martinaj, por kryeministri nuk duhet të fliste në asnjë mënyrë për ngjarjen si histori vere, si analist politik. Kreu i qeverisë pasi mbaroi pushimet dhe tërë periudhën e gushtit nuk u shfaq asnjë zyrtar, të thoshte një gjë për këtë personazh, sepse edhe ne të medias e kemi tejkaluar pak vijën e kuqe e t’u marurit me të dhe duket sikur po e bëjmë legjendë. Për ta rrëzuar këtë perceptim, është paaftësia e kësaj qeverie, që e kanë sjellë atë personazh të bëhet I pakapshëm.

Gjithë verën çfarë bënte kjo polici? E shkarkoi Nanon për shkak të Marinajt, apo i kërkoi dorëheqjen… një tjetër turp. Në këtë situatë dorëheqja nuk jepet, kërkohet, sepse që të mos ndodhë shkarkim se po ndodhi shkarkim do të thotë se ka dështuar qeveria, çdo gjë për fasadë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb