Prokuroria Durrës ka sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe llogari bankare.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për pasurinë e shtetasit nga Shijaku Klejdi Avdyli, dhe të familjarëve të tij.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:
-Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.
Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:
1.Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:
Pasuritë e sekuestruara:
•Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
•Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
•Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
•Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
•Motomjet me targa AY____, në pronësi të shtetasit K.A;
•Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetases Sh.A;
•Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
•Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
•Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
2. Është ngarkuar me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, X dhe banka X.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb