Gjykata e Apelit ka marrë vendim në lidhje me masën e sigurisë për shtetasin kinez Liangbin Chen i arrestuar në Rinas për mashtrim kompjuterik.

Gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie” për Chen.

Kujtojmë se Komisariati i Policisë Rinas, më datë 11.07.2022, rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, ka arrestuar në sportelet e hyrjes shtetasin kinez, për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Gjykata e Tiranës vendosi të linte në arrest shtëpie shtetasin kinez, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut.

Ky vendim është ndryshuar nga Apeli, i cili ka marrë tashmë vendimin për masën Arrest me burg për Chen.

Ky rast i paprecedentë, në kufijtë e skandalit ka ndodhur edhe me Abdulselman Turgut, i cili kërkohej për trafik droge nga autoritetet gjermane, por që gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë. Pas lirimit, ky u fundit u arratis, ndërsa tashmë është shpallur në kërkim në lidhje me sulmin terrorist që mendohet se ishte planifikuar ndaj opozitarëve iranian, muxhahedinëve, që ndodhen në kampin ASHRAF 3 në Manzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: