Këtë javë gazetarja dhe gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka festuar ditëlindjen. E pyetur nga prezantuesja e “Dance Albania” se cila është dhurata që Ramush Haradinaj i bëri, ajo u përgjigj se dhuratën ai ia ka bërë kohë më parë: “Më ka bërë kjo që jam. I kam dhuruar tre fëmijë, më ka dhënë epitetin nënë, grua”, – është shprehur ajo.

Më pas, Anita ka shpjeguar edhe një ndër titujt më viralë të mediave rozë së fundmi, sipas të cilave Ramush Haradinaj ndjek vetëm dy gra në Instagram, vetë Anitën dhe Loredanën, vetëm se njërën nga halli dhe tjetrën nga qejfi.

Me nota humori, Anita tha se atë vetë ka 20 vite që e ndjek, “kuptohet që vetëm nga halli mund të ndjekësh një njeri kaq gjatë. Ndërsa Loredana është një vajzë e bukur, e freskët, normale që e ndjek nga qejfi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: