Me 16 pikë në 8 javë, Partizani kryeson këtë sezon, por askush nuk feston në shtëpinë e kuqe, të vetëdijshëm se kampionati është ende i gjatë dhe janë shumë detaje që duhen përmirësuar.

Ledio Pano, personazh ikonë i Partizanit, në një intervistë për “News24”, analizoi në detaje ecurinë e ekipet kryeqytetas. Pano foli për varësinë që ekipi ka krijuar ndaj Skukës, çfarë duhet ndryshuar në këtë pikë, në një kohë kur kanë në dispozicion edhe elementë të tjerë si Cara apo Da Silva.

Më shumë se faza ofensive, Panon e shqetëson mbrojtja, më saktë qendra e këtij reparti, ku ka një apel të fortë për kapitenin Eneo Bitri. Ishi i famshëm i Partizanit bëri dhe një krahasim ndërmjet të kuqve dhe rivalët të tyre të përjetshëm, Tiranës, çfarë kanë bardheblutë më shume?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb