Java e kulturës austriake ka nisur me një ekspozitë që tregon Shqipërinë e rrethinave. Fotografi Robert Pichler sjell arkitekturën e përkohshme matanë metropolit.
Java austriake e kulturës është çelur në Tiranë me një ekspozitë të Robert Pichler. Nën titullin “Kioskat” ai sjell Shqipërinë e rrethinave ku peshkatarët, turistët, çobanët, baret e plazheve vijnë së bashku nën syrin vëzhgues të fotografit dhe me një koncept që ai e shpjegon me historinë tonë.
‘Çdo gjë filloi në nëntor 2011 me një udhëtim të diele te Gjiri i Lalzit në muajin nëntor ku bëra disa foto- thotë Robert Pichler-
Pas 5 vitesh pashë që fotografitë me sollën prespektivë të re. Kodrat, arkitektura e përkohshme e verës, strukturat dhe materialet ishin në fakt përfaqësuese të konceptit të përkohshmërisë që është shumë e lidhur me historinë e Shqipërisë dhe kthesat traumatike. Fotot e fundit janë marrë këtë vit dhe kam integruar edhe ata që jetojnë në zona plazhi në dimër’.
Ndërsa ambasadori austriak në Shqipëri, Christian Steiner prezanton aktivitetet kulturore të javës austriake, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e sheh si mikpritje.
Christian Steiner: Do të kemi aktivitete në letërsi, muzikë, ekspozita, filma, teatër rruge dhe aktivitete të sportit si futboll apo shëtitje me biccikletë.
Elva Margariti: Javët e Kulturës kanë nisur si një sfidë për të celebruar mikpritjen duke bashkuar aktor nga shtete të ndryshme, ku secili shetet sjell më të mirën, më të bukurën e më përfaqësuesen.
Pos Tiranës me letërsi, teatër, ekspozitë dhe filma, java kulturore austriake udhëton edhe drejt Shkodrës.