Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhzhias, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë.
Putin ka thënë se ligji ushtarak është futur në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia, teksa i është drejtuar këshillit të tij të sigurisë ndërsa Rusia shton sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Shpallja e gjendjes ushtarake në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia i jep Kremlinit kontroll më të fortë të zonave.
Ndërkohë Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ka miratuar dekretin presidencial të Presidentit Putin. Këshilli i Federatës ka miratuar dekretin e Putinit që u shpall më herët gjatë ditës.
Ligji ushtarak ndodh kur autoriteti ushtarak vendoset përkohësisht në vend të sundimit civil, ndërsa në komentet televizive, Putin udhëzoi gjithashtu qeverinë ruse të ngrejë një këshill të posaçëm koordinues nën kryeministrin Mikhail Mishustin për të punuar me rajonet e Rusisë për të nxitur përpjekjet luftarake të Moskës në Ukrainë.
Lëvizjet, gati tetë muaj pas luftës, shënuan përshkallëzimin e fundit të zotit Putin për të kundërshtuar një seri humbjesh të mëdha në duart e forcave ukrainase që nga fillimi i shtatorit.
Këto njoftime erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson, një nga katër rajonet e pushtuara, u thanë civilëve që të largoheshin nga disa zona sa më shpejt të ishte e mundur në pritje të një sulmi të afërt ukrainas.
Putin tha se masat që ai po urdhëronte do të rrisnin stabilitetin e ekonomisë, industrisë dhe prodhimit në mbështetje të asaj që Rusia e quan operacionin e saj special ushtarak.
(BalkanWeb)