Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije se nga informacionet paraprake mësohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar me armë drejt një mjeti të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Prek Cali” në Shkodër.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq policia ndodhe të vendngjarje dhe po heton rastin.