Gjykata ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e ish-anëtarit të KPA, Luan Daci, i dënuar për “falsifikim dokumentesh”.
Kujtojmë se Daci kërkoi shfuqizimin e vendimeve të tre shkallëve të gjyqësorit.
Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se Gjykata Kushtetuese dha sot vendimin për pranimin e pjesshëm të kërkesës së Dacit, shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në GJL.
(BalkanWeb)