Është promovuar në Tiranë libri i Bilal Kolës “12 mentalitete për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës”. Ai sjell industrinë e motivimit dhe vetëpërmirësimit, në një komunikim me lexuesin, me një narrativë me 12 kapituj, nisur nga marrëdhënia me pasqyrën duke rrokur konceptet e faljes, pranimit, forcës për të ndryshuar.

18 studime shkencore thonë se 90 % i suksesit në shoqëri i atribuohet aftësive së inteligjencës sociale që nuk është e lindur dhe me vullnet mund të shkojë në nivele të jashtëzakonshme.

Ndërsa botimi cilësohet si një libër pionier i një zhanri pionier në letrat shqipe, për autorin ai është një produkt organikisht e natyralisht i bërë për konsumatorin sepse qëllimi është të përmirësojë jetën e konsumatorit në një mënyrë që nuk e bëjnë mallrat e shërbimet e zakonshme.

“Çfarë më ka motivuar mua një racionalist dhe proceduralist për nga vokacioni që të shkruaj diçka të kësaj natyre. është një: vetëpërmirësim. Ne si qenie njerëzore se që kur kemi krijuar kemi dashur të jemi të lumtur. është organike. Lumturia është iluzion se ne duam lumturinë por marrim zhvillim. nuk arrijmë lumturinë thjesht zhvillohemi”, tha Kola.

Roli i inteligjencës emocionale dhe përpjekjes për të parë vetën protagonist në të shkruarin e fatit vetanak rrëzon nivelin e inteligjencës.

“Nuk është IQ ajo që vendos suksesin, të ardhmen. Roli i inteligjencës emocionale e sociale, libri është guidë”, shpjegon ai.

Libri i avokatit Bilal Kola i kushtohet individit të shekullit të 21-të që përballet me nevojat e zhvillimit personal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb