Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në “Twitter” pas operacionit në Portin e Durrësit, ku u kapën 33.5 kg kokainë.

Çuçi shkruan se është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar, teksa thekson se operacioni vijon.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan ministri.

Whatsapp Image 2022 11 03 At 21.45.09
Whatsapp Image 2022 11 03 At 21.45.09

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: