Andreas Ndoji është një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran, është kthyer të bëjë protagonistin te ekipi i tij Olimpjakos, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League. Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Ndryshe nga se pritej, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Me anë të një email dërguar Drejtorit te Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me Federatën Greke.

Nesti Ndoj Sport

Kujtojmë që vetëm pak kohë me parë, Ndoj ishte pjesë e përfaqësueses U-21, në dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më herët ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-17.

E949cc23 4b4a 4ae0 Aa68 228c1b717ebb

Ky refuzim i 19-vjeçarit vendos përfundimisht të ardhmen e tij me fanellën kuqezi, pasi prej kohësh është vendosur një rregull i qartë, i pa kthyeshëm, asnjë lojtarë nuk ftohet më në Kombëtare nëse refuzon një herë fanellën kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: