Në SHBA po mbahen zgjedhjet e mesmandatit për Senatin. Pjesë e votimeve kanë qenë edhe astronautët e NASA-s nga hapësira.
Astronauti Josh Cassada, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka shpërndarë një foto të kabinës që përdorën për të votuar.
“Unë kam votuar gjithë jetën time si i rritur, por kabina e votimit të këtij viti padyshim që është më e veçanta. Pra, falënderoj të gjithë, veçanërisht Demokracinë, që më lejoi të bëhem pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm këtë vit”, shkroi Cassada.
(BalkanWeb)