Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri holandez Mark Rutte kanë diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë mbrojtjen e qiellit mbi Ukrainë dhe restaurimin e infrastrukturës energjetike të vendit.
“Kam folur me kryeministrin e Holandës Mark Rutte. Ne diskutuam bashkëpunimin e mëtejshëm për mbrojtjen e territorit tonë, veçanërisht nga qielli. Ne diskutuam rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe mbështetëm vazhdimin e marrëveshjes së grurit”, tha Zelensky.
Ai shprehu gjithashtu shpresën se Holanda do të mbështesë iniciativat ukrainase në OKB.
Raportet e mëparshme thanë se Holanda do të dërgonte në Ukrainë raketa kundërajrore me vlerë 15 milionë euro.