Nga: ENEIDA CAKERRI
300 gr miell gruri
150 ml ujë
Pak kripë
1 lugë vaj ulliri
Për mbushjen:
4 presh mesatarë
2 qepë të njoma
Majdanoz
Kripë
Piper të zi
Vaj ulliri
Përgatisim brumin me miell, ujë, kripë dhe vaj ulliri dhe e lëmë të pushojë. E ndajmë në 6 copa për të përgatitur 3 byrekë mesatarë.
Skuqim preshin me qepën e njomë dhe shtojmë erëzat.
Hapim 2 petë pak të trasha, njërën më të madhe se tjetra. Të madhen e vendosim poshtë, shtojmë mbushjen dhe të voglën e rrudhosim lart. E mbyllim nga anët dhe e pjekim me 200 gradë deri sa të marri ngjyrë dhe të jetë pjekur.