Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 07.12.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 66 akti, datë 04.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Th.G., J.T., E.M., A.M., etj., kundër vendimit nr. 37, datë 02.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
-“Deklarimin fajtor të të pandehurit Th.G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Th.G. me 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Th.G. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Th.G. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të pandehurit J.T., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri J.T. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin J.T. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin J.T. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.M. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin E.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.M. me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij do të zbatohet masa e sigurimit “arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 79 dt. 07.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin A.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 02.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: