I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka folur mes të tjerash në lidhje me sulmin ne djeshëm ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën e opozitës.

Ai u shpreh se akti ka prapavijë politike, madje ka hedhur dyshimin se një sulm i tillë mund të ketë ndodhur edhe për shkak të denoncimeve të aferave nga Berisha.

Pjesë nga fjala e tij në studio:

Berisha duhet të kishte një mbrojtje më të veçantë. Ngjarja ndodh për herë të parë në këtë mënyrë. Një ngjarje e këtij karakteri nuk kishte ndodhur, ku një kryetar opozitë të goditet në një mënyrë të tillë dhe të provokohet. Ka pasur jehonë të madhe sepse është shumë e rëndë. Një akt i pastër dhune i mirëmenduar dhe me pasoja relativisht të rënda që fatmirësisht mbetën me aq, është e papranueshme me çdo legalitet. Një burri në moshë të Berishës nuk mund t’i qëllohet, nuk ka asnjë etikë që të lejojë që një burrë në atë moshë të goditet. Aspekti themelor është që ngjarja ka një prapavijë politike. Duket se agresori ka qenë i përfshirë, nuk e dimë akoma, se si dhe sa ka qenë i përfshirë si informator i policisë. Kjo ndërlikon shumë pozitën e tij dhe të policisë, transparenca është e domosdoshme. Padyshim është një person që siç po raportohet ka pasur dhe akte të tjera dhune dhe është liruar dhe dyshohet që mund të ketë çrregullime. Këto nuk e justifikojnë dhe lidhen me diçka tjetër ku persona me këto problematika mund të përdoren më lehtë nga kushdo.

Shanset që ky person të jetë i përdorur janë shumë të larta. Në çdo rast është një krim që për këto arsye ka një prapavijë politike. A është Rama personalisht, janë pranë tij apo jo, është herët për të folur. Po themi që ka prapavijë politike ky rast.

Nëse ngremë një version për të kuptuar ngjarjen, Berisha është njeriu që ka goditur shumë fort aferën e Durrësit, por nuk është vetëm çështjes politike, janë përfshirë politikanë të dy partive, të PD-së së vjetër dhe PS-së. Thuhet që në tokën e shtetit do investohen 2 miliardë euro, por që nuk janë aq. Në total do jetë një pronë që do kushtojë rreth 10 miliardë euro. Grupe të caktuara që po i bëjnë këto para, Berisha ka shumë guxim që e ka denoncuar me forcë këtë gjë. Nëse për denoncimet e tij ka ardhur ky sulm atëherë Rama ka përgjegjësi sepse është i lidhur me këto afera.

Mjetet politike për opozitën nuk mbarojnë asnjëherë. Edhe revolucioni që thotë Berisha është politik. Dua të evidentoj një gjë që mendoj se ka mbetur jashtë vëmendjes.

Ndërhyrja e personave pranë Berishës, si zoti Breçani, ka bërë të mundur që mos përfundojë në një ngjarje të rëndë. Kjo është një gjë shumë e mirë sepse do kishte zhvendosur fokusin. Hapi i parë për të mos lejuar ata që e inskenuan agresionin të mos arrinin qëllimin.

Berisha megjithëse në atë gjendje doli e qetësoi situatën mbajtur edhe fjalimin, duke mos realizuar shpresat dhe objektivat e aktit që do të ishte konfrontimi politik nga i cili nuk përfitonte as Shqipëria e askush.  Mund të ketë tendencë për të fshehur provat.

Me të drejtë Berisha tha dje që opozita kreu dje detyrën e saj, me kosto të mëdha njerëzore po e kreu.

Lideri nuk mendon për veten por për objektivat e grupit që përfaqëson.

Dhuna është përdorur në mënyrë të vazhdueshme, ka nisur me prishje pallatesh, hotelesh në Tiranë në Durrës, janë prishur edhe hauret e fshatarëve të varfër. Ditën e parë që Rama doli si kryetar i mazhorancës tha s’keni parë gjë akoma. Nuk ka asgjë për tu çuditur. Shënjimi i personaliteteve, vrasja e karakterit dhe si person jo fizike, e godet tjetrin që ta shkatërrosh në opinionin publik, të gjitha këto janë përgjegjësi e Ramës. Ai e ktheu Shqipërinë nga shtet në territor. Ky është vendi ku kalojnë drogat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb