Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç e ka cilësuar atentat sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha dy ditë më parë në protestën e opozitës.
Pas takimit me Berishën, Mesiç theksoi se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndërsa kryedemokratin e cilëson “babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.
“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë.
U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, theksoi ish-presidenti.
(BalkanWeb)