Sipas Biblës, Davidi, një djalë i dobët, mundi Goliathin, një luftëtar i madh dhe i fortë me përvojë, me një gur dhe me ndihmën e Zotit. Në rrethanat e gjysmëfinales së sotme të Botërorit, mund të thuhet se ky Marok është Davidi dhe do t’i duhej një mrekulli për të mposhtur këtë Goliath të versionit francez.

Por trajneri maroken Regragui gjen tjetër ngjashmëri për luanët e Atlasit. “Ne jemi si Rocky Balboa”, – tha trajneri pasi mposhti Portugalinë, ku Maroku shkroi historinë. Kjo është falë mundit, punës dhe besimit të plotë në mundësitë e tij, shenjat që karakterizojnë boksierin ikonë nga filmat e Sylvester Stallone.

Bazuar në punën dhe përkushtimin, Maroku është kthyer në një mur të vërtetë dhe tejkaloi pretendentë si Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Kundër Francës, receta nuk do të ndryshojë. Kur ke para vetes Mbappé, Giroud dhe Griezmann, nuk ke si të eksperimentosh.

Nëse dikush ka treguar se i ka armët për të ndalur ofensivën franceze, ai ka qenë Maroku, i cili ka pësuar vetëm një gol në një ndeshje që e ka fituar, për më tepër, ishte autogol.

Prandaj presioni bie mbi Francën plot yje që ka mundësinë të luajë finalen e dytë radhazi, diçka që nuk ka ndodhur që kur Brazili luajti në ‘98 dhe 2002. Blutë janë shumë favoritë dhe kanë arsye ta besojnë. Tridenti i tyre sulmues është në formë të shkëlqyer, por a do të mjaftojë, kjo mbetet për t’u parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb