Aktorja hollivudiane Jane Fonda përshëndeti ndalimin e kimioterapisë dhe shërimin nga kanceri si dhuratën më të mirë të ditëlindjes.
Aktorja fituese e çmimit Oscar, 84 vjeçe, tha se ndihej e bekuar dhe me fat dhe falënderoi ata që i dërguan lutjet dhe urimet e tyre.
Ajo vjen pak më shumë se tre muaj pasi Fonda njoftoi se ishte diagnostikuar me limfomën joHodgkin.
“Javën e kaluar onkologu im më tha se kanceri im po tërhiqej dhe se unë mund të ndaloja kimioterapinë”, theksoi ajo.
“Ndihem kaq e bekuar, kaq me fat. Falënderoj të gjithë ju që jeni lutur dhe keni dërguar urimet tuaja. Jam e sigurt se kjo ka luajtur një rol në lajmin e mirë”, theksoi ajo.
Më 21 dhjetor Fonda mbush 85 vjeçe.