Mbreti Charles po merr pjesë për herë të parë si monark në një shërbim kishtar të Krishtlindjeve në Sandringham.

Mbreti  i Anglisë bashkë më bashkëshorten dhe familjarët e tyre janë duke festuar drekën e Krishtlindjeve, i cili është i pari pa Mbretëreshën Elizabeth II.

Ata përshëndetën me dorë turmat që ishin mbledhur jashtë kishës së Shën Marisë Magdalena përpara shërbesës. Kjo është hera e parë që anëtarët e familjes mbretërore kanë kaluar Krishtlindjet në Sandringham House që nga viti 2019.

Pas vizitës së tyre në Kishën e Shën Maria Magdalenës, turmat e njerëz u bashkuan duke shpresuar që të shohin familjen mbretërore.

Shtëpia Sandringham, ku po kalohen Krishtlindjet ka qenë shtëpia private e monarkëve britanikë për më shumë se 160 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb