Në parkun Rinia në qytetin e Korçës këtë mëngjes janë evidentuar dy skulptura të dëmtuara.
Skulpturat janë thyer dhe janë rrëzuar nga platforma. Ky është një rast i përsëritur pasi edhe më herët janë dëmtuar skulptura në parkun ‘Rinia’, ndërsa për rastin në fjalë nuk dihet ende se kush e kryer të veprim.
Ndërkohë për kapjen e autorëve po kryhen të gjitha veprimet e autoriteteve, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga subjektet afër parkut.