Dhjetori i vitit 2022 do të mbahet mend gjithnjë, sidomos data 18, për të gjithë argjentinasit, sidomos nga lojtarët protagonistë në fushë teksa ngritën Kupën e Botës. Por për dikë ky fundviti ishte akoma më special.
Fjala është Nicolas Tagliafico, mbrojtësin e majtë të Lionit, i cili është i martuar me partneren e tij Carolina Calvagni. Ishte vetë argjentinasi që postoi një foto në Instagramin e tij mbishkrimin “Burrë e grua përgjithmonë”.
View this post on Instagram
Nuk mund të kishte mbyllje më të mirë të vitit se kurorëzimi i dashurisë. Bashkëshortja e Tagliaficos ishte e pranishme edhe në Katar dhe ndoqi të gjitha ndeshjet e skuadrës kampione të botës, kjo edhe për faktin se ajo është nga Argjentina, pavarësisht se është rezidente në Holandë.
Madje Calvani festoi me partnerin edhe me Kupën e Botës në fushë, ku nuk munguan videot dhe fotot e rastit. Tashmë çifti është arratisur me pushime, por duke e lënë sekret vendin për të shijuar kurorëzimin e martesës në qetësi.
(BalkanWeb)