Tradita e përvitshme, për të qenë pranë atyre që janë në pamundësi, nuk mungoi as këtë vit. Kjo ndihmë kryhet në kuadër të festave të fundvitit me synim që askush të mos mbetet pas dhe ushqimet kryesore të jenë prezent në familjet e varfra të Patosit, Roskovecit dhe Fierit, si një kartolinë urimi nga kompania Bankers Petroleum për festën e ndërrimit të viteve.
Kryetarja e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili në kuadër të iniciativës për grumbullimin e ndihmave ushqimore për familjet në pamundësi ekonomike, shprehu falënderimet për kompaninën Bankers, si një prej partnerëve, që mban lart profilin e kontributorit për çështjen sociale duke i ardhur në ndihmë komunitetit.
Shpërndarja e këtyre ndihmave në bashkëpunim me institucionin e bashkisë është vetëm një prej aktivteteve me karakter social që kompania Bankers Petroleum zhvillon për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku edhe operon. Ndihma konsiston në projekte të ndryshme komunitare me një fokus të veçantë tek mjedisi, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
(BalkanWeb)