Angel Di Maria dhe Leandro Paredes janë rikthyer në Torino. Dy argjentinasit e Juventusit, kampionët e rinj të botës në Katar, zbarkuan në mëngjes në aeroportin Sandro Pertini në Caselle dhe do të mund të ribashkohen me grupin e Massimiliano Allegrit, i cili do të vazhdojë stërvitjen në Continassa gjatë ditës në funksion të rifillimit të ndeshjeve.
Kampionati ristarton për Juventus të mërkurën në Cremonesse. Mesfushori dhe playmakeri do të duhet të përpiqen disi të rifitojnë tifozët, duke marrë parasysh pakënaqësinë (fati i njëjtë për Pogba, ndonëse për arsye të ndryshme) të shprehur në rrjetet sociale për rikthimin e tyre të vonuar në krahasim me bashkëlojtarët e tjerë të kombëtares.
“Ne kishim rënë dakord në këtë mënyrë në rast se dikush këtu fitonte Kupën e Botës”, donte të sqaronte Allegri pas miqësores kundër Standard Liège, duke u përpjekur të qetësonte polemikat.
Ci sono i campioni del mondo alla Continassa ??? pic.twitter.com/tVxd9z4w9e
— JuventusFC (@juventusfc) January 2, 2023
(BalkanWeb)