Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:52 të mëngjesit të së shtunës në Lesbos.

Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri-veriperëndim të Mandamados dhe thellësia fokale u llogarit nga Instituti Gjeodinamik në 10 km.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar tërmeti ishte 4.9 Rihter me një epiqendër 13 km në veri-veriperëndim të Agia Paraskevi, Lesbos.

Lëkundjet janë ndjerë si në Kios ashtu edhe në Izmir të Turqisë. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Disa minuta më vonë, një pasgoditje me magnitudë 3.3 pasoi 14 km në lindje-verilindje të Mandamados në Lesbos.
Lëkundjet vazhduan me dy pasgoditje të tjera me magnitudë 2.6R dhe 3.5R, me qendër në zonën detare midis Lesbos dhe bregdetit të Azisë së Vogël, pranë ishujve Moshonisian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: