Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të 4 deputetëve të PD.

Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se është pikërisht ai drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke nënvizuar qartë; Jam unë përfaqësuesi i demokratëve.

Alibeaj iu dha kështu përgjigje lëvizjeve të demokratëve për ta shkarkuar atë nga kreu i grupit, duke propozuar Ervin Salianjin.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale”, tha Alibeaj.

Sipas tij “Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre të cilët herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni, kolegëve të mi deputetë që kanë këtë lloj pozicioni politik, e kuptoj hallin e tyre të përbashkët, është hall i përbashkët i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ne duhet të jemi të sinqertë, duhet të jemi të sinqertë para demokratëve mbi të gjitha e duhet të jemi të sinqertë edhe para gjithë publikut. Unë nuk kam asnjë hall, jam fare mire e ndjehem lirshëm në këtë pozicion politik e angazhim që kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe të jetës time politike aktive. Ata që janë bashke kane një arsye pse janë bashkë, kanë halle, halle personale, hallet personale të tyre tregojnë që ata janë bashkë. E kanë treguar shumë episode gjatë kësaj periudhe se kush është bashkë”.

Mes te tjerave ai shtoj se është dakord që demokratet të shkojnë bashkë në zgjedhje.

Kujtojmë se Alibeaj përjashtoi nga grupi i PD-së, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tritan Shehun si dhe Agron Shehajn.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb