Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas përfshirjes në flakë të anijes me flamurin panamez pasditen e sotme në Durrës.

Ministria thotë se ka evakuuar ekuipazhin e anijes me flamurin panamez, e cila u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Durrës.

Reagimi:

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftimin e ministrisë e cila ka publikuar edhe fotot e anijes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb