KORCE

Për të bërë një vlerësim të punës së Institucionit të Prefektit gjatë vitit 2022, prefekti i Korçës Nertil Jole zhvilloi sot një mbledhje të analizës së punës me stafin. Në këtë takim ishte e pranishme Zëvendësministrja e Brendshme znj. Romina Kuko.

Jole prezantoi punën e Institucionit të Prefektit të Qarkut, duke vlerësuar praninë institucionale në terren, monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të ligjit nga institucionet në qark dhe Njesitë e Vetëqeverisjes Vendore. Gjithashtu vlerësoi nivelin e bashkëpunimit me aktorë ekonomikë e socialë në qark, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm dhe të efektivitetit të këtyre marrëdhënieve, në shërbim të qytetarëve, në përputhje me programet qeverisëse.

Prefekti Jole falenderoi znj.Kuko për bashkëpunimin dhe ndihmën dhe kërkoi nga të gjithë punonjësit angazhim të ri në funksion të objektivave të parashikuara si dhe sigurimin e zbatueshmërisë së ligjit nga të gjitha degëet territoriale dhe veçanërisht NJVV.

Zv.Ministria e Brendshme znj. Romina Kuko përgëzoi prefektin e qarkut të Korcës për performancën që ka treguar përgjatë muajve. Kuko e nisi analizën me problematikat që sipas saj duhet të shihen me kujdes për vitin 2023. Mbarëvajtja e procesit zgjedhor duhet të shihet me rigorozitet nga prefektura dhe bashkitë. Sipas saj prefektuara duhet të kryejë disa detyra si afishimi i listave në mënyrë korrekte dhe të saktë,mbarvajtja e procesit zgjedhor dhe masat nga policia Korcë për mbarvajtjen e procesit zgjedhor. Një pikë tjetëe që u diskutua nga Kuko ishte edhe ajo e emergjencave civile. Ajo kërkoi angazhim maksimal të bashkive.

Prefekti Jole shprehu bindjen se me angazhim të përbashkët do të kemi arritjet e pritura nga qytetarët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: