Në një intervistë përmes Skype, studentja dhe aktivistja Emira Selimi ka ngritur sot në media alarmin e asimilimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë lidhjes direkte në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, Selimi tha se po shuhet gjuha shqipe, e për këtë ka nisur mbledhjen e librave në gjuhën shqipe.
“Në Manastirin e alfabetit të shqipes, po shiten pllaka. Aty do e hapim bibliotekën”, tha Selimi.
Ajo tha se po tentohet të manipulohen në regjistra popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe krijimi i bibliotekës në Manastir do ishte një detyrim ndaj gjuhës shqipe.