Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë në News24 foli për situatën e përmbytjeve duke u fokusuar në Lezhë dhe Shkodër kur problematikat janë paraqitur më të mëdha si pasojë e përmbytjeve.

Çako tha se situata paraqitet kritike tek përroi i Manatisë. Po ashtu theksoi se situate në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren.

I ndalur tek situate në Shkodër, Çako u shpreh se pjesa e Obotit, Oblikës si edhe Bushatit kanë paraqitur situatë më problematike.

Më tej sqaroi se nuk ka vend për panik, pasi ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

“Për fat të mirë nuk ka familje të përmbytura, nuk ka prezencë uji në banesa. Ka në disa rrugë në qytetin e Lezhës dhe shpresoj që niveli i ujit të tërhiqet. Të gjitha strukturat operacionale janë në gatishmëri dhe ditën e nesërme pritet intensitet i shtuar i reshjeve. Rruga Lezhë Milot është e aksesueshme, një lagje në pjesën lindore ishte një rrugë të kufizuar për shkak të prezencës së ujit nga Përroi i Manatisë. Ka nivel të shtuar të lumit Drin të Lezhës, por situate po monitorohet dhe deri tani nuk ka pasur nevojë për evakuim”, u shpreh Çako lidhur me situatën në Lezhë.

Situata në Shkodër

Çako: Pjesa e Obotit, Oblikës, Bushatit për shkak të përqendrimit të shumë lumenjve në drejtim të derdhjes së Bunës dhe të një liqeni të Shkodrës rritjet janë në nivele maksimale. Mund të themi që niveli në Lumin Drin kap kuotat 6.2 metër, ndërsa niveli maksimal është 7.5. Ndërsa për zonat e tjera është në varësi të prurjeve dhe kemi një stabilitet dhe kontroll të baseneve, pasi po monitorohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: