Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare ka reaguar për sulmin terrorist në një Sinagogë në Jerusalem, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.
Në një reagim në Twitter, ministria ka dënuar sulmin, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave.
“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi.”, thuhet në reagim.
(BalkanWeb)