Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga Grupi i Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen “McGonigal”.
Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, deputetja e PD Flutura Açka, ka ngritur me forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, ka deklaruar deputetja.