Sergio Aguero po mendon një rikthim spektakolar në botën e futbollit pasi është detyruar të tërhiqet për shkak të një sëmundje në zemër. 34-vjeçari  luajti vetëm 5 ndeshje me Barcelonën pas transferimit nga Manchester City, pasi u diagnostikua me një aritmi kardiake.

Gjithsesi, problemet shëndetësore për të duket se kanë kaluar dhe po mendon rikthimin në fushën e blertë, nëse do mund të rifitojë formë ne duhur fizike. Aguero, duke folur gjatë një interviste për BSC TV, siç raportohet nga The Mirror, tha: “Duhet të jem i aftë fizikisht, të presim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: