Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar në zonën më të goditur nga tërmeti, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendrat e tërmetit. Shumë qytetarë kanë shprehur zemërim për mungesën e dukshme të veprimit të qeverisë, me disa njerëz që pretendojnë se ndihma nuk është arritur ende tek ata.
Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin ngecur nën rrënoja dhe se nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë.
“Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Pse nuk kanë ardhur?”. Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç, pyeti: “Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?”