Qeveria e Italisë po kërkon të mbrojë interesat e saj kombëtare brenda Bashkimit Evropian në vend që të marrë “përkëdhelje pas shpine” nga liderët e tjerë të BE-së, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni.

“Krahasuar me ata që mendonin se politika e jashtme italiane kishte të bënte me goditjet pas shpine dhe duke mos marrë parasysh interesat e veta, mendoj se ato të Italisë janë më të rëndësishme”, tha Meloni gjatë një konferencë shtypi pas një samiti të liderëve të BE-së.

Meloni, komentoi dhe vendimin e Francës që ftoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, duke quajtur gabim politik.

“Ajo që ishte e drejtë dhe e rëndësishme ishte fotografia me të 27 anëtarët e BE-së me Zelensky. Ky është mesazhi më i fortë që mund të jepni,” tha ajo, duke shtuar se nisma franceze nuk mori parasysh rëndësinë e unitetit evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb