Ardian Mema nuk është më trajner i Kastriotit. Humbja e fundit përballë Kukësit, por edhe ecuria jo pozitive në javët e fundit, ka bërë që tekniku kryeqytetas të paraqes dorëheqjen e tij te stafi drejtues i ekipit krutan.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kastriotit ka bërë me dije se Mema nuk do të jetë më trajner i ekipit pasi drejtuesit kanë pranuar vendimin e tij.
Pas javës së 21-të, Kastrioti renditet në vendin e fundit me 20 pikë.
(BalkanWeb)