Një 50-vjeçar në Peqin ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
50-vjeçari ka dëmtuar xhamat e spitalit dhe ka goditur dy infermierë që po i jepnin asistencë mjekësore.
Sakaq BalkanWeb mëson se 50-vjeçari ishte dërguar nga familjarët e tij në spitalin e Peqinit për shkak të problemeve shëndetësore që ai kishte.
(BalkanWeb)