Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Angli. Autoritetet kanë vënë në pranga 28-vjeçarin Mateo Pepaj dhe 41-vjeçarin Fatos Maçi.

Pas arrestimit 28-vjeçari tha për policinë se ishte i pastrehë dhe se ishte kërcënuar nga bandat se nëse do të kontaktonte me policinë familja e tij në Shqipëri do të dëmtohej. Në dëshminë e tij tregoi se ‘mafia’ për të cilën punonte ia njihte të gjithë familjen dhe se besonte se kërcënimet ishin të vërteta.

Ndërkohë gjatë këtij operacioni u gjetën 12 bimë rreth 1 me të larta, 12 llamba, një ventilator dhe 13 transformatorë. Ndërsa në një tjetër dhomë, ngjitur u gjetën tetë bimë , tetë llamba dhe tetë transformatorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: