Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Otllak në Berat duke përshkuar një sipërfaqe prej 200 metër katror,e gjitha e mbjellë me ullinj.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era. Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që burime të zjarrfikësve nga vendngjarja konfirmojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: