Rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme një burrë me origjinë shqiptare ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik duke dalë nga rruga me makinën e tij tip Audi.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së mjetit jashtë normave, ndërsa mësohet se shoferi mbeti i plagosur dhe u bllokua brenda makinës.
Pavarësisht plagëve të marra ai ka mundur të mbijetojë pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe shërbimit zjarrfikës që e ka nxjerrë nga automjeti i copëtuar.