Bankers Petroleum Albania vijon mbështetjen financiare për shkollat në zonën ku operon në kuadër të programit për komunitetin, ku një nga shtyllat është edukimi dhe mbështetja e brezave të rinj. Nëndrejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Kastriot Muskaj tha se Bankers ka vendosur të mbështesë shkollën e Kallmit të Madh, “Hiqmet Buzi” në ngritjen e klasave sportive dhe skuadrave në kuadrin e projektit të qeverisë për fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive.

Bankers ka mbështetur vazhdimisht projekte te tilla pasi objektivi i kompanisë ka qenë dhe mbetet përmirësimi i jetesës së banorëve duke përfshirë edhe nxitjen për jetë të shëndetshme dhe aktive për të rinjtë. Shkolla e Kallmit të Madh ka 104 nxënës të mosha 6-15 vjeç ndërkohë që terrenet e saj sportive shfrytëzohen edhe nga komuniteti i zonës. Në projektin për përmirësimin e kushteve sportive të kësaj shkolle veç stafit dhe kompanisë Bankers janë përfshirë edhe drejtues të njësisë vendore, si dhe pjesëtarë të komunitetit.

Bankers Petroleum Albania është një nga kompanitë më aktive në investimet për komunitetet ku operon. Që kur investitorët kinezë kanë marrë nën menaxhim kompaninë, në vitin 2016, janë shpenzuar mbi 5 milion dollarë në projekte në komunitet. Investimet janë fokusuar në infrastrukture, shëndetësi, arsim dhe edukim. Strategjia është që të vijohet të mbështeten nismat që përfshijnë të rinjtë e zonave ku Bankers operon si pjesë e përgjegjësisë sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb