Kukësi ka marrë një fitore të madhe në fushën e Laçit, duke triumfuar 1-2. Një sukses që erdhi me përmbysje, me verlindorët që tashmë e shohin veten në vendin e shtatë, duke zbritur në të tetin ekipin kurbinas.

Ndeshja pati ritëm që në fillim, me të dyja skuadrat që kërkuan të shënonin. Ishin vendasit ata që gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 10-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mazrekaj asistoi drejt Guindo dhe ky i fundit nuk gabon, duke kaluar Laçin në avantazh.

Por pas 16 minutash do të rivendoseshin ekuilibrat. Ndreca pason drejt Rashitit në brendësi të zonës, i cili shfrytëzoi mundësinë e artë dhe realizoi. Sfida bëhet edhe më e interesante, pjesa e parë përfundon 1-1.

Fillimi i së dytës është më i mirë për Kukësin, që shpërblehet në minutën e 53-të. Gjelbrim Taipi kroson nga goditja e këndit, topi shkon drejt e në duart e Selmanit, por ky i fundit nuk arrin ta mbajë dhe Ebert ndërhyn duke shënuar golin e dytë për verilindorët.

Selmani gaboi në minutën e 69-të dhe Kukësi shënoi edhe të tretin, por VAR pa më parë pa një faull ndaj portierit. Pas 5 minutash trajneri Mezani largon Selmanin nga fusha e lojës dhe fut Dajsinanin. Gjithsesi, Kukësi mbrohet fort në minutat e mbetura dhe merr tri pikë me shumë vlerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb