Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali bashke më një shtetas egjiptian, pasi akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në Xhenova. Ndalimi i tyre u bë gjatë një postblloku teksa ishin brenda një makinë me qira.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte ai që ra në sy të oficerëve për të kryer më pas kontrollin fizik. Policia gjeti dhe sekuestroi 250 gr kokainë dhe një shumë të mëdha parash, që dyshohet se ka ardhur nga veprimtaria e paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb