Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Janinë. Mediat greke shkruajnë se një biznesmen ka hedhur në liqen partneren e tij shtatzënë. Biznesmeni grek është përshkruar nga mediat greke, si Ali Pashë Tepelena, që kishte urdhëruar të mbytej bukuroshja Kyra-Frosini në liqenin e Janinës.
Biznesmeni ishte fejuar me 31-vjeçaren dhe ishin në pritje të një fëmije, por lidhja e tyre së fundmi nuk ka shkuar mirë. E reja i ka kërkuar divorcin, por biznesmeni ka qenë kundër dhe i ka kërkuar asaj të takoheshin.
Në momentin që kanë dalë në takim, burri ka qenë i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë. Ata kanë marrë me forcë 31-vjeçaren duke e tërhequr zvarrë dhe hedhur në liqenin e Janinës, në një distancë rreth 3 metra. Biznesmeni nuk ka bërë asnjë reagim, por menjëherë është larguar se bashku me tre burrat e tjerë.
Por fatmirësisht 31-vjeçarja ka arritur të shpëtojë dhe të dalë në breg, e lagur e plagosur ajo ka arritur të marrë celularin dhe të lajmëroi policinë.
“Më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”, kanë qenë fjalët e 31-vjeçares drejtuar policisë.
Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë. Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë.
Qëllimi i biznesmenit ishte të hidhte në liqen të fejuarën e tij për të abortuar foshnjën, babai i së cilës ishte vetë ai, shkruajnë mediat greke.