Një shfaqje koreografike për muzgun e jetës që na bën të mendojmë mbi identitetin dhe kujtimet.
Është ky thelbi e premierës botërore të veprës më të re të Eno Peçit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Këpucë, pistë, kuba janë pjesë e skenografisë ndërsa vepra ngre pikëpyetje.
Vetë Peçi, kërkon të përfshijë publikun në proces duke ju ngritur pyetje pa dhënë përgjigje.
Premiera botërore e artistit shqiptar që jeton në Vjenë dhe punon në teatrin shtetëror austriak ndërthur muzikën klasike dhe tingujt e lahutës në një koreografi bashkëkohore
“Mua më ka interesuar tema e kujtimeve dhe e identitetit te njeriu. Çfarë ndodh me kujtimet tona të vjetra kur ne bëjmë kujtime të reja? Po nëse fshijmë kujtimet çfarë ndodh me ne dhe identitetin tonë? A e humbasim veten? Dua të ngre pyetje dhe secili I jep përgjigjet e veta”, thotë.
Shfaqja “Muzg” e Eno Peçit vjen me mbështetjen e Ambasadës së Austrisë në Shqipëri e platformës “Harabel” dhe interpretohet nga trupa e baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.