Edhe kjo e diel i gjeti sërish në protestë banorët e Bërxullës, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata njëzëri shprehen kundër vlerës së shpronësimit të dhënë për ta, për tokat dhe banesat e tyre, duke e cilësuar atë qesharake. Në një prononcim për News24, një prej banorëve parashtroi 3 kërkesat e tyre për qeverisë, vlerën e pronës, të projektit dhe se si do të bëhet nënkalimi.

“Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve ton. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm.
Falënderojmë kryetarin e bashkisë se ka kërkuar të zgjidhë problemin e banorëve.
Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit.

E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është vlera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet.

Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këta banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi. Protestat do të përshkallëzohen nëse nuk gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar një nga qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: